E rëndë në Florida/ 9-vjeçari gjen një armë në shtëpi dhe vret 6 vjeçarin

E rëndë në Florida/ 9-vjeçari gjen një armë në shtëpi dhe vret 6 vjeçarin

07:49, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në SHBA dhe nxjerr në pah problemin e madh të posedimit të armëve. Këtë herë në Florida, ku një 9-vjeçar qëlloi dhe vrau një 6-vjeçar. Oficerët iu përgjigjën një shtëpie në Jacksonville, Florida rreth orës 03:00 të së hënës pas një raportimi se një person ishte qëlluar brenda shtëpisë.

“Hetimi fillestar përcaktoi se dy të miturit ishin brenda banesës nën kujdesin e një të rrituri. Njëri prej të miturve ka arritur të gjejë një armë zjarri dhe ka qëlluar vetëm me një të shtënë duke e goditur viktimën. Nuk ka të dhëna për dhunë kriminale”, tha shefi i policisë, Jay Dee Stronkow në një konferencë për shtyp.

Stronkow, i pyetur se si 9-vjeçari kishte akses në armën e zjarrit apo nëse ishte e siguruar, tha se hetimi ishte në fazat e hershme dhe ishte shumë herët për të përcaktuar të gjitha detajet. Ai tha se i rrituri i cili ishte në shtëpi me fëmijët është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po kryhen për rastin.

6 vjeçari është dërguar në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Sipas Washington Post, bazuar në një analizë të të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, armët e zjarrit ishin shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën 18 vjeç në Shtetet e Bashkuara në 2020 dhe 2021.

Që nga viti 2015, deri në 4.6 milionë fëmijë në SHBA jetonin në shtëpi me të paktën një armë zjarri, sipas një studimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco