Në mes të oqeanit, gjenden pas 36 orësh 4 sërfistë

Në mes të oqeanit, gjenden pas 36 orësh 4 sërfistë

19:16, 15/08/2023
A+ Aa A-

Një grup prej 4 sërfistësh australianë, të cilët kishin humbur në ujërat e Indonezisë, janë gjetur pas 36 orësh në oqean. Elliot Foote, Steph Weisse, Will Teagle dhe Jordan Short, ishin pjesë e një grupi prej 12 sërfistësh nga Australia, të cilët ishin nisur me dy varka nga ishulli Nias për në ishujt Banyak.

Gjatë lundrimit të tyre prej 50 kilometrash të dielën, ata u ndeshën me motin e keq. Një nga varkat arriti të ankorohej në një ishull në gjysmë të rrugës, por varka tjetër me 4 australianët dhe 3 indonezianë vijoi lundrimin duke sfiduar motin e keq, por varka u mbyt dhe iu desh të qëndronin mbi tavolinat e sërfit.

Pas një operacioni të madh kërkimi, Steph, Will dhe Jordan u gjetën mëngjesin e së martës në gjendje të mirë shëndetësore duke notuar me tavolinën e tyre të sërfit në mes të oqeanit duke pritur ndihmën. Elliot u gjet rreth 5 kilometra në një ishull pas gati 90 minutash. Ai u nda nga grupi pasi u nis drejt ishullit për të kërkuar ndihmë.

Grupi i shpëtimit ka bërë edhe një foto të sërfistëve në momentin kur janë gjetur në oqean. Steph, Will, Jordan dhe një indonezian janë kapur me krahët e ngritur për të konfirmuar se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco