Akuza e re/ Trump: Bota po qesh me Amerikën e korruptuar të Joe Biden

Akuza e re/ Trump: Bota po qesh me Amerikën e korruptuar të Joe Biden

11:41, 15/08/2023
A+ Aa A-

Një juri e madhe në shtetin amerikan të Xhorxhias akuzoi ish-presidentin Donald Trump dhe 18 të tjerë, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trembëdhjetë akuzat kundër ish-presidentit Trump, që u hapën të hënën vonë, përfshijnë shantazhin, shkeljen e betimit të tij, komplotin për të kryer falsifikim dhe për të paraqitur dokumente false dhe vepra të tjera.

Në mesin e të akuzuarve së bashku me ish-presidentin Trump janë edhe ish-shefi i kabinetit të tij Mark Meadows, avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani dhe ish-zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark.

Vetë Trump reagoi duke thënë se kjo është një tjetër gjueti shtrigash. Ish-presidenti tha se akuzat janë të motivuara politikisht.

“Përse nuk e ngritën padinë 2.5 vjet më parë? Sepse donin ta bënin këtë pikërisht në mes të fushatës sime politike,” tha Trump.

Duke folur për Fox News, Trump tha se bota po qesh me Amerikën e korruptuar të Joe Biden.

“19 persona u paditën dhe e gjithë bota po qesh me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ata shohin se sa shumë është korruptuar vendi nën udhëheqjen e të pandershmit Joe Biden”.

“Kjo aktakuzë e frymëzuar politikisht, e cila mund të ishte ngritur shumë më parë, është përshtatur fiks tani në mes të fushatës sime politike, kur unë jam duke udhëhequr të gjithë republikanët, por edhe jam duke mposhtur Joe Biden pothuajse në të gjitha sondazhet,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco