Filipine/ E kishte rrëmbyer 8-vjeçaren dhe e transportonte me një valixhe, policia arreston rrëmbyesin

Filipine/ E kishte rrëmbyer 8-vjeçaren dhe e transportonte me një valixhe, policia arreston rrëmbyesin

14:29, 12/08/2023
A+ Aa A-

Një nxënëse 8-vjeçare është shpëtuar pasi ishte rrëmbyer dhe futur brenda një valixhe nga kujdestari i shtëpisë së saj në Filipine.

Jin Nichole You që ka dyshtetësi, filipinase dhe koreane, ishte duke shkuar në shtëpi kur u rrëmbyer dhe u fut në një valixhe në Bakilid të qytetit Mandaue. Familja e saj ishte brengosur shumë kur e kuptuan se ajo nuk e ka ndërmend të kthehej në shtëpi derisa orët po kalonin.

E ëma e saj Tyree Rendal kontrolloi kamerat e sigurisë në shtëpi, dhe u tmerruar kur pa një person në portën e pronës së tyre.

I dyshuari shihet duke tërhequr një valixhe me rrota brenda të cilës kishte futur vajzën e vogël. E pasi u informua policia, filloi kërkimi për vogëlushen.

Policët arritën ta gjurmojnë të dyshuarin dhe të gjejnë apartamentin në të cilin jetonte.

Atje e burgosën Godiflor Rama, 32-vjeç, që më vonë u mësua se kishte punuar si kujdestar në shtëpinë e prindërve të vogëlushes.

Jin është gjetur e lodhur por e gjallë Brenda valixhes. Ajo u dërgua me urgjencë në spital për trajtim, ku më pas u lirua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco