VIDEO/ Re tymi pranë urës së Krimesë! Dëgjohen shpërthime në gadishull

VIDEO/ Re tymi pranë urës së Krimesë! Dëgjohen shpërthime në gadishull

13:25, 12/08/2023
A+ Aa A-

Sot rreth Kerçit në Krime, janë dëgjuar shpërthime, shkruan Guardian.

Në pamjet e shfaqura në rrjetet sociale, shihet një re e dendur tymi, me sa duket pranë urës së Krimesë ose në vetë urën.

 

 

Trafiku nëpër urë është ndalur, shton më tej në shkrimin e saj Guardian.

 

 

Zyrtarët rusë njoftuan se shpërthimet, nuk shkaktuan dëme në urë dhe po sipas tyre, janë rrëzuar dy drone.

 

 

Më parë, Rusia njoftoi se Kievi dërgoi 20 dronë për të sulmuar Krimenë gjatë natës , por ata pretendojnë se të gjithë dronët u shkatërruan.

“Forcat ruse sonte penguan përpjekjen e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist në gadishullin e Krimesë me 20 dronë. Sulmi terrorist i parandaluar nuk shkaktoi viktima apo dëme materiale”, thuhet në deklaratë, raporton TAS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco