VIDEO/ Sulmet me dron, Rusia mbyll hapësirën ajrore në dy aeroporte

VIDEO/ Sulmet me dron, Rusia mbyll hapësirën ajrore në dy aeroporte

11:00, 11/08/2023
A+ Aa A-

Rusia ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore mbi dy aeroporte për shkak të një sulmi të dyshuar me dron, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Një dron është rrëzuar mbi Moskë, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Sergei Sobyanin, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse dy incidentet janë të lidhura.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se një dron ukrainas u bllokua ndërsa fluturonte drejt objektivit të tij në Moskë, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

Hapësira ajrore është rihapur mbi aeroportin Vnukovo të Moskës dhe, 95 milje në jugperëndim, aeroportin e Kaluga, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco