Policia i tha të hidhet në oqean për t’i shpëtuar vdekjes, rrëfimi i banorit të Havait: Kemi dëgjuar britma...

Policia i tha të hidhet në oqean për t’i shpëtuar vdekjes, rrëfimi i banorit të Havait: Kemi dëgjuar britma...

10:09, 11/08/2023
A+ Aa A-

Banori i Havait, Ydriss Nouara, një nga të mbijetuarit e zjarrit të tmerrshëm në resortin Lahaina që mori të paktën 53 jetë, tha se policia i tha atij të “kërcej në oqean” për t’i shpëtuar zjarrit që shkatërroi qytetin.

“Dëgjuam të bërtitura si në një film horror. Nuk dinim se çfarë po ndodhte. Dëgjuam njerëz që villnin por nuk i pamë, tymi ishte kudo. Gjithçka ishte e zezë. Unë thirra policinë tre herë. Kur më në fund u përgjigjën, ata thanë se nuk mund të vinin dhe duhej të hidhesha në oqean. Unë i pyeta: ‘A doni që unë të hidhem në oqean ndërsa ka një stuhi jashtë?’ Kalova rreth tre orë në ujë para se të më shpëtonin”, tha Nouara.

Në anën tjetër deri më tani mbi 1 mijë persona po konsiderohen si të zhduku,r dhe numri i viktimave sipas ekspertëve pritet të jetë akoma më i madh.

Nga zjarri është shkatërruar një qytet i tërë, ndërsa erërat e forta kanë kontribuar në zgjerimin e vatrës së zjarrit – duke ua vështirësuar punën zjarrfikësve.

Ndërkaq nga departamenti i zjarrfikësve është bërë e ditur se kanë arritur që 80 për qind të zjarrit ta lokalizojnë, ndërsa shumë shtëpi dhe lokale afariste janë bërë rrafsh me tokë.

Ekspertët vlerësojnë se nevojiten vite të tëra që të rindërtohet qyteti, i cili u zhduk nga faqja e dheut nga zjarri. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco