Zjarret në Havai, rritet ndjeshëm bilanci i viktimave, qindra të humbur

Zjarret në Havai, rritet ndjeshëm bilanci i viktimave, qindra të humbur

09:56, 11/08/2023
A+ Aa A-

Ka shkuar në 54 numri i viktimave si pasojë e zjarreve shkatërrimtare që kanë përfshirë prej disa ditësh ishullin e Havait.

Dëme kolosale dhe dhjetëra të lënduar, teksa bilanci i fataliteteve mund të thellohet dhe më tej, është pasqyra e një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore që kanë përfshirë zonën turistike.

Gjithçka është rrafshuar në qytetin e vjetër të Maui, çka bëri që presidenti Biden të shpall gjendjen e emergjencës. Dëme të mëdha, e qindra shtëpi të djegura raportohen dhe në qytetin Lahaina.

Aktualisht, strukturat e mbetura turistike pa u prekur nga flakët janë mbyllur dhe nuk lejohet hyrja e turistëve.

Në konferencën e fundit për shtyp, shefi i zjarrfikësve tha se asnjë nga zjarret në Maui nuk ishte kontrolluar ende plotësisht, por zjarrfikësit po bëjnë përparim. Ekspertët e kanë ende të paqartë se çfarë e shkaktoi këtë situatë apokaliptike dhe shumë prej tyre e lidhin me ndryshimet klimaterike.

Energjia dhe interneti janë të ndërprera për shumë njerëz në të gjithë ishullin, gjë që po ndërlikon përpjekjet për të gjetur personat e humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco