Të dyshuarit për vrasjen e politikanit të Ekuadorit janë kolumbianë

Të dyshuarit për vrasjen e politikanit të Ekuadorit janë kolumbianë

09:27, 11/08/2023
A+ Aa A-

Gjashtë personat që janë arrestuar në lidhje me vrasjen e kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, janë kolumbianë, thotë policia.

Një i dyshuar i shtatë, i cili vdiq nga plagët në një shkëmbim zjarri me policinë të enjten, ishte gjithashtu kolumbian.

Z. Villavicencio u vra në kryeqytetin Quito.

Ministri i Brendshëm tha se një hetim policor për "ngjarjen e neveritshme" ishte duke u zhvilluar.

Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha se oficerët do të punojnë për të "zbuluar motivin e këtij krimi dhe autorët e tij kryesorë".

Gjashtë të arrestuarit janë identifikuar si Andres M, Jose N, Eddy G, Camilo R, Jules C dhe Jhon Rodriguez.

Ai shtoi se gjatë bastisjes së policisë që rezultoi në arrestimin e tyre, oficerët gjetën një pushkë, një automatik, katër pistoleta, tre granata, katër kuti municionesh, dy motoçikleta dhe një automjet që ishte raportuar i vjedhur në posedim të grupit.

Një kritik i zëshëm i krimit të organizuar, zoti Villavicencio ishte një nga të paktët kandidatë presidencialë që pretendoi lidhje mes korrupsionit dhe zyrtarëve qeveritarë.

Presidenti Guillermo Lasso tha se vrasja ishte një përpjekje për të sabotuar zgjedhjet.

Ai shtoi se votimi do të zhvillohet siç ishte planifikuar më 20 gusht, pavarësisht nga një gjendje e jashtëzakonshme kombëtare.

Ai tha se krimi i organizuar qëndron pas vrasjes dhe u ka kërkuar agjentëve federalë amerikanë që të ndihmojnë në hetimin, me agjentët e FBI-së që do të mbërrijnë së shpejti.

Villavicencio, një anëtar i asamblesë kombëtare të vendit, kishte marrë kërcënime nga një bandë që e quan veten Los Choneros muajin e kaluar dhe nisur nga kjo atij i ishte dhënë urdhër mbrotje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco