VIDEO/ Zjarre në Havai, rritet bilanci: 53 të vdekur dhe 1000 të zhdukur

VIDEO/ Zjarre në Havai, rritet bilanci: 53 të vdekur dhe 1000 të zhdukur

08:26, 11/08/2023
A+ Aa A-

Ka shkuar në 53 numri i të vdekurve ndërsa mund të flitet për 1 mijë të zhdukur në Havai, për shkak të zjarrit bën të ditur autoritetet e Maui në një deklaratë të postuar në faqen e internetit, shkruan BBC.

Guvernatori Josh Green tha se zjarret janë "fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Havait"

Ai tha se 80% e turistëve në bregun perëndimor të ishullit janë larguar dhe rreth 1700 ndërtesa janë shkatërruar

Zjarret nisën të martën e 8 gushtit dhe u përhapën me shpejtësi,  të nxitura nga erërat nga uragani Dora, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur shumë zona.

Asnjë nga tre zjarret kryesore të mëdha nuk është shuar ende, megjithëse zjarri në Laihana është 80% i kontrolluar

Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji në ishull.

Individët e prekur në Maui do të jenë në gjendje të aksesojnë fonde për ndihmë si grante të përkohshme strehimi, riparime shtëpish dhe kredi me kosto të ulët për të ndihmuar me humbjet e pronave të pasiguruara.

Presidenti Joe Biden tha se ka urdhëruar angazhimin e të gjitha mjeteve federale për të ndihmuar operacionet e kërkim shpëtimit dhe se Garda Kombëtare e Havait ka mobilizuar helikopterët Chinook për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco