Vrasja e kandidatit për president, 6 të arrestuar në Ekuador

Vrasja e kandidatit për president, 6 të arrestuar në Ekuador

08:19, 11/08/2023
A+ Aa A-

Policia në Ekuador ka arrestuar 6 persona me shtetësi kolumbiane për vrasjen e kandidatit për president Fernando Villavicencio, i cili u qëllua disa herë me armë ndërsa po largohej nga një takim elektoral në Quito.

I dyshuari kryesor, i cili më pas u ekzekutua nga forcat e sigurisë raportohet po ashtu të jetë kolumbian. Situata është ende e tensionuar dhe ministri i Brendshëm, Juan Zapata deklaroi se hetimet po vijojnë me intensitet deri në gjetjen e autorëve të këtij krimi.

Më herët, ishte karteli i drogës Los Lobos ai që mori përgjegjësinë e sulmit ndaj kandidatit për president. Një kritik i zëshëm i krimit të organizuar, Villavicencio ishte një nga të paktët kandidatë presidencialë që denonconte lidhje mes krimit dhe zyrtarëve qeveritarë.

Presidenti Guillermo Lasso tha se vrasja ishte një përpjekje për të sabotuar zgjedhjet. Ai deklaroi se votimi do të zhvillohet siç ishte planifikuar më 20 gusht, pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco