Presidenti i Zimbabve thirrje qytetarëve: Votoni për mua dhe do të shkoni në parajsë

Presidenti i Zimbabve thirrje qytetarëve: Votoni për mua dhe do të shkoni në parajsë

22:10, 10/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Zimbabve, Emmerson Mnangagwa u premtoi qytetarëve që nëse votojnë për partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkojnë në parajsë.

Në një tubim elektoral në Harare, ai u bëri thirrje mbështetësve që t’i sjellin partisë së tij ZANU-PF një “fitore tingëlluese”.

Mnangagwa, i cili erdhi në pushtet në atë vend të Afrikës së Jugut me një grusht shteti në vitin 2017, tha gjithashtu në një fjalim: “Asgjë nuk do të na ndalojë të sundojmë këtë vend!“.

ZANU-PF ka qeverisur Zimbabvenë për 43 vjet dhe zgjedhjet janë caktuar për 23 gusht.

80-vjeçari u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin dhunën, sepse pak ditë më parë u vra një mbështetës i opozitës, nga duart e aktivistëve të partisë në pushtet.

“Autorët e dhunës do të dalin para drejtësisë. Prandaj, ju them, mos u ushtroni kurrë dhunë, se do të merremi bashkë”, tha Mnangava.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco