Të paktën 36 viktima nga zjarret në Hawaii, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Të paktën 36 viktima nga zjarret në Hawaii, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

21:58, 10/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për katastrofë në Hawaii dhe ka zhbllokuar ndihmën federale për ishujt e shkatërruar nga zjarret.

Si pasojë e zjarreve janë raportuar 36 viktima.

Gjithashtu për shkak të përkeqësimit të situatës mbi 10 mijë persona janë evakuuar dhe qindra shtëpi e dyqane janë shkatërruar.

Ndërkohë Ishulli më i prekur raportohet se është Maui. Autoritetet, ekipet zjarrfikëse janë duke punuar për të shpëtuar qytetarë që kanë mbetur të bllokuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco