Një vjetori i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, si do e nderojnë Princi William dhe Kate

Një vjetori i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, si do e nderojnë Princi William dhe Kate

19:24, 10/08/2023
A+ Aa A-

Në më pak se një muaj do të bëhet një vit që kur Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë, duke shkaktuar pikëllim në mbarë botën. Tashmë kanë nisur të bëhen përgatitjet për ceremoninë në kujtim të saj me të dhënat e para që dalin në dritë.

Kate Middleton dhe Princi William po përgatiten të nderojnë Mbretëreshën Elizabeth.

Princi dhe Princesha e Uellsit pritet të udhëheqin homazhet publike për monarken shumë të dashur, e cila vdiq më 8 shtator 2022. Një vit më vonë, ata do të shfrytëzojnë mundësinë për të nderuar gjyshen e Princit William, por edhe për të “ecur përpara me mendimet e saj”, tha një burim për Daily Mirror.

Sipas burimit, vdekja e Mbretëreshës ishte një ngjarje që “shënoi me të vërtetë fundin e një epoke”.

“Familja mbretërore ka qenë në tranzicion që nga ajo kohë dhe pas kurorëzimit dhe pushimeve verore, do të ketë një pritje të asaj që do të vijë”.

Ende nuk është konfirmuar nëse çifti do ta bëjë këtë përmes një daljeje publike apo përmes videove të dedikuara, të cilat do të shpërndahen përmes llogarive të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Pallati Kensington, ku William dhe Kate kanë zyrën e tyre, nuk kishte asnjë koment pasi planet ende nuk janë konfirmuar, por një burim i pallatit thotë se çifti ka të ngjarë të kujtojë përvjetorin historik. Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Kamilla do ta kalojnë ditën duke reflektuar në mënyrë paqësore mbi jetën e nënës së ndjerë të mbretit në pasurinë Balmoral në Skoci, duke zgjedhur të nderojnë mbretëreshën e ndjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco