Çfarë ndodhi? Shpërthim i fuqishëm në Moskë, raportohet për 25 të plagosur

Çfarë ndodhi? Shpërthim i fuqishëm në Moskë, raportohet për 25 të plagosur

12:39, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim në një fabrikë në verilindje të Moskës ka plagosur 25 persona, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Shpërthimi tronditi qytetin Sergiev Posad, ndërsa dy nga personat e plagosur janë shtruar në spital.

Shpërthimi nuk u shkaktua nga dronë apo avion ushtarak që forcat ukrainase dhe ruse kanë përdorur të dyja për të nisur sulmet në territorin e armikut, sipas informacioneve paraprake, raportoi TASS.

Fabrika prodhon për pajisje optike dhe optoelektronike për ushtrinë, agjencitë e zbatimit të ligjit, industrinë dhe kujdesin shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco