Njëmbëdhjetë persona të zhdukur në Francë pas zjarrit në një shtëpi pushimi

Njëmbëdhjetë persona të zhdukur në Francë pas zjarrit në një shtëpi pushimi

10:33, 09/08/2023
A+ Aa A-

Njëmbëdhjetë persona janë zhdukur pas një zjarri në një vilë pushimi në Francën lindore.

Gati 80 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët në qytetin Wintzenheim, afër kufirit gjerman, pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan në orën 06:30  me orën lokale.

Duket se zjarri  ka nisur në një pronë të përdorur nga një shoqatë bamiresie, ku strehoheshin të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Të paktën një person është dërguar në spital, pasi 17 janë evakuuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco