Gruaja lëndohet në Teksas pasi një skifter i hodhi gjarpërin sipër

Gruaja lëndohet në Teksas pasi një skifter i hodhi gjarpërin sipër

09:45, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një grua në Teksas mbeti e lënduar krejt rastësisht teksa ishte duke ecur në rrugë pasi një skifter hodhi mbi të një gjarpër.

Zogu grabitqar dhe zvarraniku e sulmuan në të njëjtën kohë, pasi skifteri u sul mbi të në kërkim të “vaktit” që i kishte shpëtuar nga duart. Ndërkohë që gjarpri iu mblodh rreth dorës dhe tentoi ta kafshonte në fytyrë.

Incidenti i tmerrshëm e la gruan 64 vjeçare me plagë të shumta në krah dhe fytyrë.

Peggy Jones tregon se ngjarja ndodhi në qytetin e Silsbee në Texas, kur gjarpri ra mbi trupin e saj, dhe nuk pati aspak kohë që ta largonte pasi menjëherë mbi të u sul dhe skifteri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco