‘Lotaria’ e Hunter tregon mentalitetin e korrupsionit të familjes Biden

‘Lotaria’ e Hunter tregon mentalitetin e korrupsionit të familjes Biden

20:17, 03/08/2023
A+ Aa A-

Nga Jonathan Turley, Fox News

Biden-ët nuk luajnë bixhoz. Ky ishte mesazhi nga Hunter Biden në emailet e reja të publikuara këtë javë.

Siç e shpjegonte Hunter në një email dërguar për Devon Archer (ish-miku i tij që dha një dëshmi dërrmuese në Kongres këtë javë mbi përpjekjet e Biden për të shitur ndikim): “Unë nuk besoj më në biletat e lotarisë, por besoj te super-kryetari”.

‘Super’ është Che Feng, një biznesmen kinez me lidhje të ngushta me qeverinë kineze dhe dikush nën hetim penal për korrupsion. Lotaritë janë për humbësit. Kurse shitja e ndikimit është një gjë e sigurt për Biden-ët.

Në intervistën e tij me hetuesit e Kongresit të hënën, Archer shpjegoi se presidenti Biden e kishte thirrur në darka dhe takime pothuajse dy duzina herë dhe i kishte thënë se ishte thelbësor për shitjen e ‘markës’. Marka ishte tregtia me ndikimin dhe Joe Biden ishte objekt i atij ndikimi. Telefonatat treguan se ai ishte gjithmonë një thirrje larg miqve të djalit të tij.

‘Marka’ ishte një produkt i vetëm: Joe Biden. Në të vërtetë, në emailet e reja, Hunter praktikisht e reduktoi atë në imazh për ‘Super-kryetarin’. Ai i tha Archer (i cili ishte një model i Abercrombie&Fitch) se ‘Super-kryetari’ e donte atë për mbiemrin e tij dhe sepse gjithmonë udhëtonte me ‘burra të pashëm arianë si perëndi’.

Duke iu përgjigjur provave të reja nga Archer, kongresmeni demokrat Dan Goldman u djersit shumë dhe kërkoi që të ndalonte menjëherë seanca. Goldman është tallur gjerësisht për përkëdheljet që i bënte Joe Biden si baba dhe për faktin se bisedonte me miqtë e djalit të tij.

Kërkesa për t’i dhënë fund çdo hetimi të mëtejshëm po bëhet jo vetëm më histerike nga shumë demokratë, por edhe më fyese për votuesit. Sondazhet tregojnë se qytetarët e njohin këtë për atë që është në të vërtetë: korrupsion.

Disa gjëra tashmë janë të qarta për shumicën prej nesh. Së pari, Hunter Biden (dhe xhaxhai i tij) po shisnin hapur ndikimin dhe aksesin te Joe Biden.

E dyta, Biden-ët morën miliona nga burime të huaja përmes një serie bankash dhe llogarish qëllimisht komplekse. Paratë nuk duhet të shkonin drejtpërdrejt te Joe Biden për të përfituar ai dhe familja e tij.

Së treti, këta figura të huaja besonin qartësisht se po blinin akses. Pronari i Burisma, Mykola Zlovchevsky thuhet se tha ‘Hunter ishte kaq budalla, sa edhe qeni i tij ishte më i zgjuar’. Hunter-it mund t’i ketë munguar inteligjenca, por ai kishte numrin e babait gati dhe Joe Biden ishte ai që kontrollonte ndihmën federale për Ukrainën.

Qeni i Zloçevskit mund të ketë qenë më i zgjuar, por ai kurrë nuk ka marrë milionë nga shitja e influencës.

Për t’u kthyer sërish te llogaritjet e lotarisë që bënte Hunter. Një biletë lotarie e Powerball kushton vetëm 2 dollarë, por shanset për të fituar janë 1 në 292 milionë. Shitja e aksesit të babait të tij ishte një fitore e garantuar dhe duket se ka sjellë të paktën 10 milionë dollarë fitime. Deri tani...

Në fund fare, emaili me lotarinë tregon qartë mendësinë e Hunter dhe mikut të tij, Devon. Lotaritë shihen si fitime të papritura, kur pasurohesh pa bërë ndonjë punë ose pa pasur ndonjë aftësi. Hunter natyrshëm e krahason lotarinë me përpjekjen për të shitur ndikim si të ngjashme. Të dyja përfshijnë fitime të papritura, pa pasur nevojë për të punuar.

Në fund të fundit, Adam Smith vuri në dukje se: “Aventura me biletat e lotarisë është si një humbje e sigurt; sa më shumë bileta, aq më shumë i afroheni kësaj sigurie”.

Megjithatë, tregtia me ndikimin e Biden është diçka krejt e sigurt, paratë janë direkt në bankë. Të vetmit numrat që ju nevojiten për të fituar jackpot-in janë 10 shifrat e celularit të babait tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco