Autobusi bie në humnerë, 15 të vdekur në Meksikë

Autobusi bie në humnerë, 15 të vdekur në Meksikë

18:19, 03/08/2023
A+ Aa A-

Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një aksident autobusi në shtetin perëndimor të Meksikës, Nayarit, sipas një raporti të publikuar nga autoritetet.

Autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një humnerë 30 metra, pranë fshatit Baranca Bianca.

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar 21 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si “kritike”.

Sipas informacioneve të TV Azteca, autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco