Analiza/ “Kërcënim për sigurinë kombëtare”, si Turqia po spiunon Gjermaninë nëpërmjet…

Analiza/ “Kërcënim për sigurinë kombëtare”, si Turqia po spiunon Gjermaninë nëpërmjet…

17:05, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një raport voluminoz i qeverisë gjermane ka dënuar sjelljen e Turqisë kundër Gjermanisë. Sipas raportit të publikuar thuhet se “miku” i ngushtë i Gjermanisë dhe aleati i NATO-s ka kryer operacione spiunazhi dhe inteligjenve në tokën gjermane. Kjo është parë si një kërcënim për rendin kushtetues dhe kohezion social të Gjermanisë, ndërsa ngre shqetësime të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe përçarjen midis dy vendeve.

Nordic Monitor shkruan se Turqia së bashku me Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin janë agjentë kryesorë të spiunazhit me qëllim Gjermaninë.

Më tej shkruan se këto vende gjithashtu kryejnë sulme kibernetike të udhëhequra nga inteligjenca.

Vitet e fundit ka pasur një rritje të dukshme të shënjestrimit agresiv të kritikëve dhe disidentëve të përgjithshëm që jetojnë në Gjermani nga shërbimi turk i inteligjencës MIT, si dhe nga agjenci të tjera të inteligjencës turke.

Ana tjetër e ndikimit të Turqisë ka të bëjë me mbështetjen e rëndësishme që qeveria Erdogan u jep grupeve qeveritare pro-turke, veçanërisht grupeve islamike dhe të ekstremit të djathtë që veprojnë në Gjermani.

Kjo mbështetje ka potencialin të ndikojë në punët e brendshme të Gjermanisë, duke ngritur pikëpyetje për shtrirjen e ndikimit të huaj në tokën gjermane.

Kjo situatë, vazhdon Nordic Monitor, ngre pyetje në lidhje me qasjen e qeverisë turke për t’u marrë me Hezbollahun dhe krahun e saj politik, Partinë e Kauzës së Lirë (HÜDA-PAR). Fakti që partia në pushtet AKP hyri zyrtarisht në një aleancë me HÜDA-PAR në zgjedhjet e fundit dhe ka pasur një partneritet efektiv gjatë dekadës së fundit sugjeron një nivel shqetësues bashkëpunimi me një grup të cilësuar si organizatë terroriste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco