Danimarkë, opozita kundërshton ndalimin e djegies së Kuranit

Danimarkë, opozita kundërshton ndalimin e djegies së Kuranit

14:36, 03/08/2023
A+ Aa A-

Shtatë parti opozitare në Danimarkë kundërshtuan sot përpjekjet e qeverisë për ta bërë të paligjshme djegien e kopjeve të Kuranit, duke argumentuar se një legjislacion i tillë do të përbënte një kufizim të papranueshëm për lirinë e shprehjes.

Zemërimi në botën myslimane për përdhosjen e Kuranit para ambasadave me shumicë myslimane në Danimarkë dhe Suedi ka bërë që qeveritë e të dy vendeve të deklarojnëse do të shqyrtojnë mënyra për të ndaluar ngjarje të tilla.

Por një ndalim i mundshëm i djegies së kopjeve të Kuranit do të përbënte shkelje të parimeve të lirisë së fjalës në Danimarkë, thanë partitë opozitare në një deklaratë të përbashkët.

“Të gjitha palët nënshkruese mbështesin liritë themelore të qytetarëve danezë dhe ndajnë pikëpamjen se liritë civile duhet të jenë gjithmonë përpara besimeve fetare,” theksojnë ata.

Pavarësisht protestës, qeveria do të vazhdojë të punojë për të parandaluar djegien e Kuranit, tha ministri i Drejtësisë Peter Hummelgaard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco