Theri me thikë një pasagjer, japonezi tregon arsyen pse e kreu krimin

Theri me thikë një pasagjer, japonezi tregon arsyen pse e kreu krimin

20:18, 01/08/2023
A+ Aa A-

Një burrë është dënuar me 23 vjet burg për therjen me thikë të një pasagjeri dhe djegien e një vagoni treni, ndërsa ishte i veshur si aktori në filmin “Joker”.

Kyota Hattori, 26 vjeç, u shpall fajtor për tentativë vrasjeje pasi plagosi rëndë një burrë rreth të 70-tave dhe ndezi një zjarr në përpjekje për të vrarë të tjerët në një tren ekspres dy vjet më parë në Tokio.

Nga zjarri u plagosën 12 persona, shumica prej tyre me lëndime të lehta, raporton metro.co.uk.

Image

Hattori tha se e kreu sulmin “pasi mësova se e dashura ime ishte martuar me dikë tjetër gjashtë muaj pas ndarjes me mua”.

Ai tha se donte t’i jepte fund jetës së tij duke marrë dënimin me vdekje, njoftoi televizioni publik NHK.

Prokurorët argumentuan se sulmi ishte i paramenduar dhe një tren special ekspres u zgjodh pasi bën më pak ndalesa, që do të thotë se pasagjerët do të kishin më pak shanse për t’u arratisur. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco