Ukraina pretendon se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit në Niger

Ukraina pretendon se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit në Niger

19:14, 01/08/2023
A+ Aa A-

Këshilltari i lartë i Presidentit Volodymyr  Zelensky, Mykhailo Podolyak, paralajmëroi se rusët duhet të presin “më shumë luftë” në territorin e tyre.

Podolyak gjithashtu ka postuar në Twitter për situatën në Niger, duke pretenduar se është “absolutisht e qartë” se Rusia qëndron pas grushtit të shtetit ushtarak të javës së kaluar, shkruan Sky News.

“Është një taktikë standarde ruse: të largosh vëmendjen, të kapësh momentin dhe të zgjerosh konfliktin”, shkroi ai.

Kishte spekulime se grushti ushtarak në Niger do t’i përshtatej interesave të Rusisë në rajon, veçanërisht pas samitit Rusi-Afrikë të javës së kaluar në Shën Petersburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco