NASA humb sondën e saj Voyager 2, ndodhet në hapësirë rreth 12.3 miliardë milje larg Tokës

NASA humb sondën e saj Voyager 2, ndodhet në hapësirë rreth 12.3 miliardë milje larg Tokës

19:04, 01/08/2023
A+ Aa A-

NASA ka humbur kontaktin me sondën e saj Voyager 2, që gjendet e lëshuar në hapësirë, rreth 12.3 miliardë milje larg Tokës.

Shkak raportohet se është bërë një komandën e gabuar, e lëshuar aksidentalisht nga kontrollorët e fluturimit, rreth 10 ditë më parë.

Antena e anijes kozmike u zhvendos 2 gradë për të ndërhyrë më thellë në hapësirë. Që prej 21 korrikut, Voyager 2 nuk merr komanda dhe nuk dërgon më të dhëna.

Antena më e madhe që ndodhet në Canberra po vijon përpjekjet për të zbuluar ndonjë sinjal të humbur nga mjeti hapësinor ndërsa javën tjetër pritet që NASA të bombardojë me sinjalin e duhur zonën ku ndodhet sonda, me shpresën për të rivendosur kontaktet.

Por duhen më shumë se 18 orë që një sinjal të arrijë në Tokë nga aq larg.

Voyager 2 është programuar të rivendosë orientimin e tij disa herë brenda vitit, për ta mbajtur antenën të drejtuar nga Toka. Rivendosja e radhës pritet më 15 tetor, për të cilën NASA thotë se duhet të mundësojë rifillimin e komunikimit.

Sipas zyrtarëve, anija kozmike e ngarkuar me instrumente shkencore vijon trajektoren e saj të planifikuar nëpër univers.

Binjaku i saj, Voyager 1 ndodhet 15 miliardë milje larg, dhe ende në kontakt me Tokën, duke e bërë atë anijen kozmike më të largët të njerëzimit në hapësirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco