Grabitet argjendaria në Paris, nën kërcënimin e armës dy burra dhe një grua marrin bizhuteri me vlerë 15 mln euro

Grabitet argjendaria në Paris, nën kërcënimin e armës dy burra dhe një grua marrin bizhuteri me vlerë 15 mln euro

18:50, 01/08/2023
A+ Aa A-

Grabitet një argjendari në Paris. Tre persona janë futur në argjendari dhe kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 15 milionë euro.

Grabitja ndodhi në Piaget, në një lagje të njohur në Paris. Në momentin e grabitjes ka pasur edhe klientë që ndodheshin brenda argjendarisë. Autorët nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin bizhuteritë.

Raportohet se të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë tre persona, dy burra të cilat janë parë të veshur me kostum dhe një grua.

“Të gjithë personat që ndodheshin në dyqan janë shtrirë përtokë, më pas anëtarët e stafit janë detyruar të nxjerrin bizhuteritë më të shtrenjta. Më pas grabitësit kanë bërë pak rrugë në këmbë, më pas janë larguar me motor”, kanë raportuar DailyMail.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco