Itali, 60-vjeçari tentoi te djege bashkinë, Meloni i ndaloi ndihmën sociale

Itali, 60-vjeçari tentoi te djege bashkinë, Meloni i ndaloi ndihmën sociale

18:41, 01/08/2023
A+ Aa A-

Vendimi i qeverisë Meloni për ndërprerjen e ndihmës sociale ka shkaktuar revoltë në Itali. Mes pakënaqësive në rritje, një 60-vjeçar kërcënoi se do digjte zyrat e një Bashkie në Palermo.

Një 60 vjeçar Italian tentoi të djegë godinën e bashkisë në Terasini të Palermos si shenjë protestë për ndërprerjen e ndihmës sociale!

Siç raportojnë mediat në vendin fqinj, sapo kishte marrë lajmin se do të humbiste të ardhurat bazë, i moshuari kishte shkuar në zyrën e kryebashkiakut me një shishe benzinë.

Më pas, i moshuari  është shoqëruar nga efektivët e policisë dhe mjekët në spital, ku sipas mediave italiane, është shfaqur në gjendje konfuze.

Vendimi i qeverisë së Giorgia Meloni që çdo institucion italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta, ka shkaktuar shumë pakënaqësi në Itali.

Kjo situate është pasuar edhe me protesta lokale të cilat italianët kanë kërcënuar se nuk do t’i përshkallëzojnë.

Qindra-mijëra familje janë njoftuar përmes një SMS-je nga instituti Italian I sigurimeve shoqërore për ndërprerjen e ndihmës.

Ata I janë drejtuar zyrës së sigurimeve shoqërore për informacion, aty ku kanë mbajtur dhe demonstrata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco