Forcat ruse kanë depërtuar mbi 700 mijë fëmijë ukrainas në Rusi

Forcat ruse kanë depërtuar mbi 700 mijë fëmijë ukrainas në Rusi

21:25, 31/07/2023
A+ Aa A-

Maria Lvova-Belova, ombudspersoni rus për të drejtat e fëmijëve, e cila kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë, raportoi se rusët kanë dërguar më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas në Rusi që nga fillimi i pushtimit të gjithanshëm të Ukrainës.

Lvova-Belova pohoi se shumica e fëmijëve ukrainas u dërguan në Rusi së bashku me prindërit e tyre ose të afërmit e tjerë, raporton themoscowtimes.

Sipas dokumentit, pothuajse 1500 fëmijë nga jetimoret ose fëmijë pa kujdes prindëror u deportuan në territorin e Rusisë: 288 fëmijë nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut (DNR) u vendosën në familje kujdestare ruse.

Fëmijët nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Luhanskut (LNR) thuhet se u kthyen në jetimoret nga të cilat u morën, por më vonë 92 fëmijë u vendosën gjithashtu tek familjet ruse.

Nga prilli deri në tetor të vitit 2022, rusët vendosën 380 fëmijë nga Donbass në familjet ruse. Në dokument thuhet se atyre u është hequr kujdesi prindëror.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quajti “të ekzagjeruar” historinë e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas nga Rusia.

Sipas raporteve zyrtare të autoriteteve ukrainase, 19,546 fëmijë janë dëbuar nga Ukraina në Rusi që nga 24 shkurt i vitit 2022. Këto janë vetëm raste të dokumentuara zyrtarisht, kur një prind, kujdestar ose dëshmitar i dëbimit raporton në Byronë Kombëtare të Informacionit të Ukrainës.

Deportimi i fëmijëve ukrainas në Rusi është një krim lufte. GJNP ka lëshuar urdhër arresti për Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, të cilët dyshohen për kryerjen e këtij krimi. Deri më tani, autoritetet ukrainase kanë arritur të kthejnë vetëm 386 fëmijë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco