Të paktën 9 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën 9 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

19:29, 31/07/2023
A+ Aa A-

Të paktën nëntë civilë ukrainas, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga granatimet dhe sulmet ajrore ruse, thanë zyrtarët, teksa forcat e Kievit kanë njoftuar se kanë bërë përparime të tjera territoriale në jug mes luftimeve të ashpra në gjithë vijën e frontit.

Numri i viktimave në Krijvij Rih u rrit në katër pas sulmit në orët e para të 31 korrikut në një ndërtesë banimi, thanë shërbimet e emergjencës, shkruan REL.

Guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se një 10-vjeçar ishte në mesin e të vrarëve. Ndërkaq, kreu i Këshillit të Mbrojtjes së Krijivij Rih, Oleksandr Vilkul, tha se edhe tetë persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e postoi një video në Facebook, e cila shfaqi tym të zi duke dalë nga një vrimë e madhe e krijuar në fasadën e një blloku banesash.

Pamjet treguan, po ashtu, një ndërtesë të pabanueshme e cila ishte shkatërruar pjesërisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco