Ukraina do të shfrytëzojë portet e Kroacisë për eksportimin e grurit

Ukraina do të shfrytëzojë portet e Kroacisë për eksportimin e grurit

17:30, 31/07/2023
A+ Aa A-

Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas.

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm ukrainas, pohoi arritjen e marrëveshjes sot pas bisedimeve me homologun kroat, raporton Skynews.

Në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi këtë muaj, Kroacia bëri një ofertë për të përdorur rrjetin e saj hekurudhor dhe portet përgjatë detit Adriatik si rrugë alternative për transportin e grurit ukrainas.

Kujtojmë se Rusia përmes raketave ka shkatërruar rreth 180 mijë tonë grurë brenda nëntë ditëve gjatë këtij muaji që po lëmë pas, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Forcat e presidentit rus, Vladimir Putin kryen sulme ajrore në infrastrukturën e portit ukrainas disa herë pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit që i kishte lejuar ukrainasit të eksportonin në mënyrë të sigurt grurin.

Ndryshe, Rusia njëanshëm ka ndërprerë marrëveshjen për transportimin e sigurt të drithërave ukrainase, të cilin dakordim e kishin ndërmjetësuar Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco