'Oppenheimer' po bën xhiron e botës, por refuzohet nga Japonia, shkak bomba atomike e përdorur në Hiroshima

'Oppenheimer' po bën xhiron e botës, por refuzohet nga Japonia, shkak bomba atomike e përdorur në Hiroshima

16:57, 31/07/2023
A+ Aa A-

Filmi i fundit i regjisorit amerikan Christopher Nolan,”Oppenheimer”, po bën xhiron e kinemave në mbarë botën, me përjashtim të Japonisë.

Distributori i filmit në vendin ishull, Toho-Tova, ende nuk ka shpallur datën e publikimit të filmit, i cili ka të bëjë me krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shkencëtari J. Robert Oppenheimer që u përdor për të shkatërruar Hiroshimën dhe Nagasakin në gusht të vitit 1945.

Shumica e vizitorëve japonezë në Parkun Përkujtimor të Paqes thanë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili nuk është reklamuar shumë në Japoni, pasi ngjall shumë debat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco