Identifikohet objekti misterioz i gjetur në plazhin australian

Identifikohet objekti misterioz i gjetur në plazhin australian

12:09, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një objekt i madh misterioz i zbuluar në një plazh australian është identifikuar si mbeturin e një raketë indiane, sipas zyrtarëve.

Cilindri me ngjyrë ari me përmasa rreth 2.5 metra e gjatë dhe 2.5 metra e gjerë tani po mbahet në ruajtje.

Më parë objekti ishte nën roje nga policia, megjithëse u konstatua shpejt se ishte i sigurt dhe jo rrezik për komunitetin.

Zyrtarët nga India dhe Australia po punojnë së bashku për të "siguruar konfirmim të mëtejshëm për të përcaktuar hapat e ardhshëm, duke përfshirë marrjen në konsideratë të detyrimeve sipas traktateve hapësinore të Kombeve të Bashkuara", tha Agjencia Australiane e Hapësirës.

Ishte banori vendas Garth Griffiths që tha se një fqinj e lajmëroi atë për gjetjen e çuditshme dy javë më parë.

“Një zonjë vendase dhe partneri i saj e zbuluan atë duke lundruar në buzë të ujit dhe e tërhoqën zvarrë me makinën e tyre me katër rrota”, tha ai për ABC News.

Australia nuk është e huaj për mbetjet orbitale që shfaqen në mënyrë misterioze në vende të rastësishme, si mbeturinat hapësinore nga anija SpaceX e Elon Musk që u përplasën në një fermë në Uellsin e Ri Jugor vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco