Tragjedi në një park ujor në Francë, babai humb jetën, në gjendje të rëndë vajza e tij 3 vjeçare

Tragjedi në një park ujor në Francë, babai humb jetën, në gjendje të rëndë vajza e tij 3 vjeçare

12:02, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një baba 35-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme në Francë ndërsa vajza e tij 3 vjeçare u plagos rëndë në një incident në një park ujor në Var.

Dje pasdite një strukturë 20 metra e lartë në parkun ujor Wonderland në qytetin turistik të Saint-Maximin-la-Sainte-Bomme “fluturoi” për shkak të erërave të forta ndërsa babai dhe vajza ndodheshin në të.

Kur mbërritën mjekët, të dy ishin ishin në gjendje të rendë. Ata u transportuan me helikopter në spital, por babai nuk ia doli.  35-vjeçari vdiq si pasojë e një ataku kardiak.


Sipas shërbimit meteorologjik dje në zonë ka fryrë era me shpejtësi 55 kilometra në orë. I gjithë rajoni ishte në alarm të kuq për shkak të zjarreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco