FOTO/ Si ranë raketat e Kim Jong-un në duart e luftëtarëve të Ukrainës

FOTO/ Si ranë raketat e Kim Jong-un në duart e luftëtarëve të Ukrainës

10:14, 31/07/2023
A+ Aa A-

Nga Niels Kottmann, BILD

Në fakt, Kim Jong-un donte t’i dërgonte shokut të tij, Vladimir Putin një përshëndetje dashurie nga Pheniani, por ato ranë në duart e gabuara...

Ushtria ukrainase po qëllon raketa koreano-veriore ndaj trupave ruse, raporton Financial Times. Ministria e Mbrojtjes në Kiev ka bërë me dije se raketat u janë marrë rusëve.

“Ne po kapim tanket e tyre, armatimet e tyre dhe ka shumë të ngjarë që edhe ky të jetë rezultat i një operacioni të suksesshëm nga ushtria ukrainase,” tha Yuriy Sak, këshilltar i ministrit të Mbrojtjes.

Artilierët ukrainas thanë se raketat u kapën nga një anije nga një ‘vend mik’.

Zbulimi nuk mund të ishte më i turpshëm për Kimin e Koresë dhe mikun e tij, diktatorin e Kremlinit. Vetëm tre ditë më parë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu vizitoi Phenianin dhe krijoi një ‘bosht të ri të së keqes’ me Kim Jong-un.

Për të festuar këtë ditë, diktatori bëri një paradë ushtarake në kryeqytet- duke përfshirë një shfaqje me raketa. Shoigu u prezantua me armë dhe municione të prodhuara rishtas dhe Kim u premtoi trupave të tij ‘suksese të mëdha’.

Por raketat e Koresë së Veriut nuk duket se po bëjnë punë të mirë. Gazetari i ‘Financial Times’ ishte me artilerinë në frontin e Zaporizhias, kur një ushtar ukrainas e paralajmëroi të mos i afrohej raketës Grad. Raketat e Kim janë ‘shumë të pabesueshme dhe ndonjëherë bëjnë gjëra qesharake’, tha artileristi.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco