Ukrainasit me 'operacion sabotazhi', shkatërrojnë një njësi ruse në Mariupol

Ukrainasit me 'operacion sabotazhi', shkatërrojnë një njësi ruse në Mariupol

17:54, 30/07/2023
A+ Aa A-

Një “operacion sabotazhi” nga partizanët ukrainas ka shkatërruar një njësi inxhinierike ushtarake ruse në Mariupol, ka thënë një organizatë shtetërore e mbrojtjes civile.

Sulmi shkatërroi tre kamionë ushtarakë, shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në një ndërtesë dhe “aktivizoi” pajisjet e nevojshme për të bërë “dhëmbët e dragoit” – një lloj barrikade mbrojtëse e përdorur nga Rusia.

“Partizanët kryen një operacion sabotazhi në Mariupol”, njoftoi Qendra Kombëtare e Rezistencës në Telegram, raporton skynews.

Qyteti juglindor ra në duart e Rusisë në muajin maj të viti 2022 pas një rrethimi shkatërrues prej muajsh, i cili la të dëmtuara shumicën e ndërtesave të tij.

Partizanët ukrainas – grupe të armatosura që luftojnë fshehurazi kundër Rusisë – kanë shënjestruar më parë bazat e Moskës, duke pretenduar se kanë shkatërruar një depo municioni.

Ndryshe, Ukraina ka nisur një kundërsulm ndaj forcave pushtuese ruse dhe ka rikthyer një pjesë të territorit të saj. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco