Shkrirja e akullnajës zvicerane zbulon alpinistin e zhdukur që nga viti 1986

Shkrirja e akullnajës zvicerane zbulon alpinistin e zhdukur që nga viti 1986

17:13, 28/07/2023
A+ Aa A-

 

Mbetjet njerëzore që u gjetën në një akullnajë afër alpeve të famshme zvicerane, Matterhorn, janë konfirmuar të jenë të një alpinisti gjerman, trupi i të cilit ka qenë aty që prej vitit 1986.

 Zbulimi është prej të fundit nga sekretet që kanë fshehur akullnajat e alpeve, që tani po shkrihen shpejt për shkak të ndryshimeve klimatike.

Trupi u gjet në fillim të këtij muaji, raportoi BBC. Ata vërejtën një çizme në akull.

ADN-ja zbuloi se trupi është i një alpinisti gjerman i cili ishte zhdukur 37 vjet më parë. Një operacion i madh shpëtimi atë kohë dështoi të gjente gjurmë të tij.

Policia nuk e dha emrin e tij, por ka thënë se ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë ngjitjes.

Çdo verë, akujt që shkrihen zbulojnë diçka, ose dikë, të humbur dekada më parë. Vitin e kaluar rrënojat e një aeroplani që u rrëzua në vitin 1968 dolën në sipërfaqe në akullnajën Aletsch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco