VIDEO/ Fermeri blen apartament në qytet dhe përpiqet të rrisë viça në ballkon

VIDEO/ Fermeri blen apartament në qytet dhe përpiqet të rrisë viça në ballkon

14:40, 28/07/2023
A+ Aa A-

Një fermer kinez, i cili kohët e fundit ishte zhvendosur nga shtëpia e tij në fshat në një ndërtesë apartamentesh urbane në provincën Sichuan, i tronditi fqinjët e rinj kur filloi të rriste shtatë viça në ballkonin e tij.

Imagjinoni të jetoni në katet e sipërme të një kompleksi rezidencial urban dhe të zgjoheni një mëngjes nga zhurmat e viçave dhe era e plehut.

Kjo ishte përvoja tronditëse e qindra njerëzve në provincën Sichuan të cilët u tronditën kur zbuluan se një fqinj i ri kishte filluar të rriste lopë në ballkonin e apartamentit të tij të vogël në katin e 5-të.

Burri ishte transferuar  kohët e fundit nga një fshat dhe kishte sjellë me vete shtatë viça me peshë nga 10 deri në 20 kg si kafshë shtëpiake.

Të mërzitur nga zhurmat e vazhdueshme dhe era e keqe e kafshëve, shumë prej banorëve thirrën autoritetet dhe viçat u hoqën me forcë që ditën e parë nga shtëpia e tyre të re.

Videot e viçave në ballkonin e pallatit kanë bërë xhiron e Douyin - versioni kinez i TikTok dhe ndërsa shumica e reagimeve kanë qenë humoristike, disa përdorues theksuan se shumë nga banorët e këtij kompleksi të veçantë apartamentesh e kanë kaluar tërë jetën në fshat kështu që mbjellja e perimeve dhe rritja e kafshëve është gjithçka që ata dinë.

"Njerëzit atje e kanë kaluar jetën e tyre duke jetuar në fshat dhe janë mësuar që të mbajnë shpendë dhe të mbjellin perime në oborre," komentoi një person.

Është interesante se në janar, disa banorë të të njëjtit kompleks apartamentesh u ankuan se disa njerëz po rrisnin pula të zhurmshme në banesat e tyre, duke krijuar bezdi për fqinjët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco