9 të vdekur dhe 7 të plagosur nga përmbytjet në lindje të Afganistanit

9 të vdekur dhe 7 të plagosur nga përmbytjet në lindje të Afganistanit

14:38, 28/07/2023
A+ Aa A-

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 7 u plagosën si pasojë e përmbytjeve në provincën Parwan në lindje të Afganistanit, tha Hikmatullah Shamim, zëdhënës i Guvernatorit të Parvanit.

Sipas tij, përmbytjet goditën disa fshatra të krahinës pas reshjeve të dendura të të martës pasdite, duke shkatërruar 200 shtëpi, qindra hektarë tokë bujqësore, 36 km rrugë, disa kanale uji dhe duke vrarë dhjetëra kafshë.

Shërbimet meteorologjike të Afganistanit parashikojnë se në ditët në vijim do të shtohen shirat dhe do të ketë përmbytje në disa zona të vendit malor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco