BE nis hetimin mbi Frontex për mbytjen tragjike të anijes me 600 emigrantë në Greqi

BE nis hetimin mbi Frontex për mbytjen tragjike të anijes me 600 emigrantë në Greqi

10:55, 26/07/2023
A+ Aa A-

Mbikëqyrësi i Bashkimit Evropian nisi të mërkurën një hetim mbi rolin që luajti Frontex në një nga mbytjet më vdekjeprurëse të emigrantëve, në Greqi.

Ndër dokumentet që Ombudsmeni i BE-së Emily O'Reilly ka kërkuar akses është raporti zyrtar nga agjencia e kufirit të jashtëm të Bashkimit për mënyrën se si rrodhën ngjarjet kur anija Adriana u mbyt më 14 qershor në brigjet e Greqisë.

Deri në 750 persona ishin në bordin e anijes së peshkimit. Vetëm 104 mbijetuan dhe 82 trupa u gjetën.

Tragjedia ringjalli kritika të ashpra ndaj rojes bregdetare greke si dhe Frontex, të cilët akuzohen se nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme që mund të kishin parandaluar mbytjen e anijes.

Frontex ka thënë se ka ofruar ndihmë për autoritetet greke pasi u vu re anija e mbipopulluar, por që të dyja thirrjet mbetën pa përgjigje.

Autoritetet greke kanë mbrojtur ndërkohë operacionin e saj - një anije e vetme u dërgua, por nuk ofroi ndihmë pasi kapiteni i peshkarexhes thuhet se refuzoi ndihmën për të vazhduar lundrimin drejt Italisë.

Një hetim është nisur në nivel kombëtar, por O'Reilly tha në një deklaratë se "roli i Frontex në operacionin e kërkim-shpëtimit gjithashtu duhet të sqarohet".

"Një tragjedi e kësaj shkalle kërkon që të gjithë të përfshirët të reflektojnë mbi përgjegjësitë e tyre dhe të jetë e qartë për publikun se kush është përgjegjës për këto vdekje. Zyra ime do të fokusohet në rolin e Frontex-it ndërsa ne përpiqemi të bashkojmë ngjarjet që çuan në përmbysja e varkës dhe vdekjen e të paktën 500 njerëzve.”

“Migrimi në Evropë do të vazhdojë dhe i takon BE-së të sigurojë që ajo të veprojë në një mënyrë që ruan të drejtat themelore dhe të mos harrojë vuajtjet që i detyrojnë njerëzit të kërkojnë një jetë më të mirë përtej vendeve të tyre të origjinës”, tha Avokati i Popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco