9 milionë njerëz në Angli parashikohet të jetojnë me sëmundje të rënda deri në vitin 2040

9 milionë njerëz në Angli parashikohet të jetojnë me sëmundje të rënda deri në vitin 2040

10:44, 26/07/2023
A+ Aa A-

Një raport i ri paralajmëron se më shumë se 9 milionë njerëz në Angli parashikohet të jetojnë me një sëmundje të rëndë deri në vitin 2040,  një rritje prej 2.5 milionë njerëz krahasuar me vitin 2019.

Ky numër po rritet me nëntëfishin e ritmit me të cilin pritet të rritet popullsia në moshë pune gjatë së njëjtës periudhë.

Raporti nga Fondacioni Shëndetësor, një organizatë jofitimprurëse që punon për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi gjithashtu se 80 për qind e rritjes së parashikuar të sëmundjeve të mëdha do të prekë njerëzit mbi moshën 70 vjeç, ndërsa popullsia plaket.

Analiza është pjesë e një projekti katërvjeçar të udhëhequr nga Qendra REAL e fondacionit, e cila po punon në partneritet me Universitetin e Liverpool-it, për t'u fokusuar në nivelet e shëndetit të keq në popullsinë e Anglisë deri në vitin 2040.

Raporti thotë se 19 nga 20 gjendjet shëndetësore të studiuara parashikohet të rriten në prevalencë, me një rritje prej më shumë se 30 për qind të numrit të njerëzve me sëmundje të tilla si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.

Në vitin 2019, një në gjashtë të rritur në Angli jetonte me një sëmundje të rëndë. Kjo do të rritet në pothuajse një në pesë deri në vitin 2040 - gjë që do të vendosë një barrë të madhe për sistemin shëndetësor.

"Gjatë dy dekadave të ardhshme, rritja e sëmundjeve të rënda do të kërkojë shtesa në të gjithë sektorët e shëndetit publik, veçanërisht në kujdesin parësor, ku shërbimet tashmë janë nën presion ekstrem," tha Anita Charlesworth, Drejtore e Qendrës REAL.

“Por me një në pesë njerëz që parashikohet të jetojë me sëmundje të rënda në më pak se dy dekada, ndikimi do të shtrihet përtej shërbimit shëndetësor dhe do të ketë pasoja të rëndësishme për shërbimet e tjera publike, tregun e punës dhe financat publike.”

Ajo shtoi se këto presione nuk janë vetëm në Angli. “Vendet anembanë globit përballen me të njëjtat presione. Se sa mirë jemi të përgatitur për të përballuar sfidën, kjo është ajo që do të na dallojë.”

Sistemi Shëndetësot Publik në Mbretërinë e Bashkuar është tashmë nën presion të konsiderueshëm për sa i përket kërkesës, buxhetit dhe personelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco