Një i vdekur dhe disa lënduar pas një zjarri që përfshiu një anije mallrash në Holandë

Një i vdekur dhe disa lënduar pas një zjarri që përfshiu një anije mallrash në Holandë

09:23, 26/07/2023
A+ Aa A-

Një person ka vdekur dhe disa janë lënduar pas një zjarri të madh në një anije mallrash pranë qytetit Ameland të Holandës.

Anija, “Fremantle Highway, po udhëtonte nga Bremerhaven në Gjermani për në Portin Said të Egjiptit me rreth 3,000 automjete në bord, sipas transmetuesit holandez NOS.

Zjarri mund të ketë filluar nga një prej 25 makinave elektrike në bord, sipas medieve holandeze, që situan një zëdhënës të rojes bregdetare.

Në bordin e anijes kanë qenë 23 persona kur shpërtheu zjarri, dhe një numër i tyre u hodhën nga anija përpara se të shpëtoheshin nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco