Zyrtarët e lartë të Kinës dhe Rusisë, vizitojnë për herë të parë pas pandemisë Korenë e Veriut

Zyrtarët e lartë të Kinës dhe Rusisë, vizitojnë për herë të parë pas pandemisë Korenë e Veriut

08:59, 26/07/2023
A+ Aa A-

Një delegacion rus i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka mbërritur në Korenë e Veriut, ku do t'i bashkohet një delegacion kinez më vonë të mërkurën.

Ata do të marrin pjesë në festimet e Phenianit të 70-vjetorit të përfundimit të Luftës Koreane, të shënuar zakonisht nga parada masive ushtarake.

Vizitat janë të parat në Korenë e Veriut që kur vendi mbylli kufijtë e tij në një përpjekje për të mbajtur jashtë pandemisë.

Është e paqartë nëse kjo sinjalizon një ndryshim në politikat kufitare të Phenianit.

Koreja e Veriut e izoluar e kishte mbyllur vendin nga të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike në fillim të vitit 2020, madje edhe me Rusinë dhe Kinën, të cilat janë partnerët e saj kryesorë ekonomikë dhe politikë.

Ata madje ndërprenë importin e mallrave thelbësore si ushqime dhe ilaçe.

Koreja e Veriut është përballur me mungesa ushqimore , të cilat janë përkeqësuar nga mbyllja e kufijve të saj dhe sanksionet e rrepta ndërkombëtare që janë vendosur për shkak të programit të saj bërthamor.

Disa analistë thonë se përfshirja e të dërguarve kinezë dhe rusë në paradën e "Ditës së Fitores" të këtij viti - siç quhet në vend armëpushimi korean i vitit 1953 - lë të kuptohet për një lehtësim të mundshëm të kufizimeve të Covid.

Kina dhe Rusia janë të dyja aleatë të gjatë të Koresë së Veriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco