Moti i keq dhe zjarret, Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme

Moti i keq dhe zjarret, Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme

08:23, 26/07/2023
A+ Aa A-

Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme në 5 Rajone, mes stuhisë që goditi Lombardinë dhe zjarreve në Siçili nga Palermo në Katania, deri në Taormina.

 Deri më tani janë regjistruar pesë të vdekur nga moti ekstrem. 

Bilanci i pjesshëm dhe i tmerrshëm i zjarreve që kanë torturuar ishullin prej mbi 24 orësh, plotësohet nga gati 2 mijë persona të zhvendosur. 

Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme do të merret sot nga qeveria italiane.

Gjithashtu është lëshuar alarmi i verdhë për mot të keq në Abruzzo, Emilia Romagna, Lombardi, Marche dhe Molise. 

Sot qytetet të regjistruar me pika të kuqe për shkak të vapës janë ulur në dy: Bari dhe Catania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco