Abuzoi me pacientët, gjinekologu amerikan dënohet me 20 vjet burg

Abuzoi me pacientët, gjinekologu amerikan dënohet me 20 vjet burg

08:05, 26/07/2023
A+ Aa A-

Një gjinekolog në Manhattan i cili u shpall fajtor për sulme seksuale ndaj pacientëve të tij gjatë ekzaminimeve, është dënuar me 20 vjet burgim. Robert Hadden u dënua se abuzoi katër pacientë gjatë punës së tij në dy top spitale të New Yorkut.

Prokurorët e kanë përshkruar Haddenin si “grabitqar në xhaketë të bardhë”, duke thënë se ai i tërhoqi pacientët në dhomës e tij të ekzaminimit në mënyrë që t’i abuzonte, raportoi Guardian.

Sjellja e Haddenit u përshkrua në gjykatë si “e paprecedentë”, “tronditëse në ekstrem”, “e tmerrshme”. Gjatë gjyqit, 11 nga viktimat e tij ofruan dëshmi rrëqethëse mbi abuzimin që përjetuan nga ai.

Gjykatësi theksoi se prokurorët federalë besojnë se Hadden abuzoi të paktën 245 gra gjatë kohës së tij si gjinekolog. Raportimet e pacientëve për abuzim datojnë nga viti 2012, kur Hadden ndaloi së punuari si mjek. Ai dorëzoi licencën e tij pasi u dënua më 2016 për akuza në lidhje me sulme seksuale, në gjykatë shtetërore por nuk u dënua me burgim.

Viktimat e Haddenit më herët kishin paditur spitalet ku punonte ai. Spitalet ishin pajtuar të paguanin mbi 200 milionë dollarë 226 ish-pacienteve më 2021 dhe 2022.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco