Debati për emigrantët i rrëzoi qeverinë, Mark Rutte tërhiqet nga politika

Debati për emigrantët i rrëzoi qeverinë, Mark Rutte tërhiqet nga politika

15:44, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri holandez Mark Rutte, kryeministri më jetëgjatë i Holandës, shprehet se do të largohet nga politika pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkaktuara nga dorëheqja e qeverisë së tij.

Rutte ka qënë në pushtet për 13 vite edhe pse qeveria e tij është prekur nga një sërë skandalesh.

Rutte, lideri 56-vjeçar i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, njoftoi vendimin në një debat parlamentar të organizuar për të diskutuar rënien e koalicionit të tij qeverisës.

“Kur një kabinet i ri të marrë detyrën pas zgjedhjeve, unë do të largohem nga politika”, tha ai duke shtuar se është një vendim personal, pavarësisht nga zhvillimet në javët e fundit”.

Koalicioni qeverisës me katër parti i Mark Rutte dha dorëheqjen të premten pasi nuk arriti të binte dakord për një paketë masash për të frenuar migracionin.

Nuk ka ende asnjë indikacion se kush mund të zëvendësojë Rutte si udhëheqës të partisë. Po ashtu ende nuk është caktuar data për zgjedhjet, edhe pse flitet për muajt tetor dhe nëntor.

I pari që reagoi për largimin e Rutte nga politika ishte kryeministri belg Alexander De Croo, i cili në një postim në Twiiter shkroi: “Faleminderit për gjithçka, Mark. Nuk do ti mungosh vetëm Holandës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco