E rëndë në Londër, fuoristrada përplaset me shkollën fillore, ka viktima

E rëndë në Londër, fuoristrada përplaset me shkollën fillore, ka viktima

16:54, 06/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në Londër, ku një makinë me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në ambientet e brendshme të një shkolle fillore.

Sipas të dhënave paraprake, një fëmijë i mitur ka humbur jetën, teksa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje.

Policia britanike bëri me dije se ngjarja ishte një aksident, duke përjashtuar çdo pistë tjetër, përfshirë këtu atë të terrorizmit.

Shkolla ku ndodhi aksidenti ndodhet shumë panë fushave ku po zhvillohet turneu i tenisit Wimbledon. Ndërkohë që mësohet se drejtuesja e mjetit, një 40 vjeçare, përfundoi në pranga.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco