Biden dhe mbreti Charles III do të takohen javën e ardhshme në Kështjellën Windsor

Biden dhe mbreti Charles III do të takohen javën e ardhshme në Kështjellën Windsor

18:03, 03/07/2023
A+ Aa A-

Biden dhe mbreti Charles III do të takohen javën e ardhshme në Kështjellën Windsor

Presidenti do të udhëtojë më pas në Vilnius, Lituani, për samitin e NATO-s dhe Helsinki, Finlandë, për një samit të liderëve amerikano-nordik.  

Presidenti Biden do të takohet me Mbretin Charles III gjatë qëndrimit në Londër javën e ardhshme. Lajmi u njoftua nga Shtëpia e Bardhë të dielën.

Presidenti do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar më 9 korrik dhe do të takohet gjithashtu me kryeministrin Rishi Sunak, shkruajnë mediat e huaja. 

Takimi me Charles do të jetë hera e parë që nga kurorëzimi në maj dhe do të zhvillohet më 10 korrik në Kështjellën Windsor, raportoi BBC. 

Të dyja takimet kanë për qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta midis kombeve. 

Presidenti do të udhëtojë më pas në Vilnius, Lituani, për samitin e NATO-s dhe Helsinki, Finlandë, për një samit të liderëve amerikano-nordik.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco