Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Inteligjenca amerikane për Prigozhin: Po qëndron i izoluar në një hotel pa dritare

Inteligjenca amerikane për Prigozhin: Po qëndron i izoluar në një hotel pa dritare

13:46, 28/06/2023
A+ Aa A-

Që prej kryengritjes së Wagner në Rusi, kreu, Yevgemny Prigozhin ka marrë vëmendje nga Perëndimi. Inteligjenca amerikanë vlerëson se Prigozhin, i cili ndodhet në Minsk të Bjellorusisë, po jeton si ‘i vdekur’ dhe i izoluar.

“Pi jeton si i vdekur. Aktualisht po qëndron në një nga hotelet e vetme në Minsk pa dritare”, tha Mark Warner, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA-së, duke cituar informacionin në dispozicion të tij.

Udhëheqësi mercenar ‘Wagner’ u urdhërua të ikte në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të grupit të tij të shtunën.

Ai u pa për herë të fundit publikisht duke u larguar nga qyteti jugor rus i Rostov-on-Don pasi tërhoqi trupat e tij, dhe spekulimet kanë qenë të shumta rreth vendndodhjes së tij që atëherë.

Lajmi për qëndrimin e tij në Minsk është bërë i ditur nga vetë lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco