Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Vendosja e Wagner në Bjellorusi, NATO e shqetësuar: Mund të përfshihet në akte sabotazhi

Vendosja e Wagner në Bjellorusi, NATO e shqetësuar: Mund të përfshihet në akte sabotazhi

12:39, 28/06/2023
A+ Aa A-

Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin prej ditës së martë po qëndron në Bjellorusi, 3 ditë pasi kryengritja e armatosur kundër lidershipit ushtarak të Moskës, u ndal rreth 200 km në jug të kryeqytetit.

Konfirmimi erdhi nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko i cili ndërmjetësoi marrëveshjen mes Wagner dhe regjimit të Putinit. Sipas Lukashenkos, mercenarëve u është ofruar një bazë e braktisur ushtarake nëse duan t’i bashkohen liderit të tyre.

Teksa mori meritat për shpëtimin e Prigozhin, presidenti bjellorus tha se Putin kishte dashur ta eliminonte atë.

“I sugjerova presidentit Putin të mos nxitohej. I thashë, na lër ne të flasim me Prigozhin dhe komandantët e tij. Ai mu përgjigj: Shiko Sasha, është e pavlerë, ai nuk do hapë as telefonin, nuk dëshiron të flasë me askënd. Unë i thashë se një paqe e keqe është më mirë se një luftë”, tha Lukashenko.

Lukashenko, i cili ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie të lartë, tha se vendi i tij dëshironte të mësonte nga eksperienca e luftës së mercenarëve të Wagnerit.  Vendndodhja e Prigozhin ishte një mister që kur ai u filmua teksa largohej me makinë nga Rusia jugore, mbrëmjen e së shtunës.

Avioni i tij privat u gjurmua teksa fluturonte drejt kryeqytetit bjellorus, Minsk, ditën e martë.  Moska sakaq, po përgatitet të transferojë artilerinë e rëndë të mercenarëve tek ushtria e rregullt, ndërsa luftëtarëve u është thënë se mund të nënshkruajnë një kontratë me ushtrinë, të largohen në Bjellorusi ose të kthehen në shtëpi.

Anëtaret e NATO-s, Polonia, Letonia dhe Lituania paralajmëruan se mbërritja e Wagnerit në Bjellorusi mund të përkthehet në telashe për vendet fqinje dhe se ata mund të përfshihen në operacione sabotazhi.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se aleanca ishte e gatshme të mbronte veten kundër cdo kërcënimi nga Minsku apo Moska, dhe se do të dakordësohej për të fuqizuar mbrojtjen gjatë samitit që do të mbahet pas disa ditësh në Lituani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco