Rinohen koreano-jugorët, ndryshon sistemi i llogaritjes së moshës

Rinohen koreano-jugorët, ndryshon sistemi i llogaritjes së moshës

12:17, 28/06/2023
A+ Aa A-

Banorët në Korenë e Jugut e gjeten veten më të rinj pasi vendi braktisi mënyrën e tij tradicionale të llogaritjes së moshës.

“Unë supozohet të jem 30 vjeç vitin e ardhshëm, por me këtë sistem të ri të moshës, u bëra dy vite më e vogël. Është thjesht e mrekullueshme të ndihesh sikur po rinohesh. Jam shumë e lumtur që mund ta festoj edhe një herë ditëlindjen e këtij viti në moshë më të vogël”.

Koreja e Jugut ka përdorur që nga fillimi i viteve 1960 sistemin tradicional të llogaritjes së moshës ku një foshnje e porsalindur llogaritet të jetë 1 vjeç. Mosha e të gjithë personave rritet më 1 janar me 1 vit dhe jo në ditëlindjen e tyre.

Koreja e Jugut ishte vendi i fundit i Azisë Lindore që përdorte këtë sistem. Kina, Japonia dhe madje edhe Koreja e Veriut e kishin braktisur sistemin dekada më parë.

“Unë do të studioj jashtë vendit konkretisht në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që mendoj se do të jetë më pak konfuze pasi nuk kam nevojë të shpjegoj më llogaritjen e moshës time duke qenë se tashmë kemi adoptuar sistemin ndërkombëtar të moshës”.

Sistemi tradicional i llogaritjes së moshës ka tërhequr kritika vitet e fundit nga politikanët të cilët argumentojnë se ai shkakton konfuzion dhe e bën Korenë e Jugut të jetë një hap pas krahasuar me vendet e tjera të botës.

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco