Vrau 17-vjeçarin pasi nuk zbatoi urdhërin e ndalimit, hetohet polici francez

Vrau 17-vjeçarin pasi nuk zbatoi urdhërin e ndalimit, hetohet polici francez

21:46, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një oficer i Policisë së Francës është duke u hetuar për vrasje pasi qëlloi për vdekje një 17-vjeçar të martën në mëngjes në periferi të Parisit, Nanterre, pasi i riu nuk zbatoi urdhrin për të ndaluar makinën e tij, thana zyra e prokurorit atje.

BFM TV transmetoi imazhe të përleshjeve që shpërthyen mes të rinjve dhe policisë të martën në mbrëmje, ndërsa zemërimi për vdekjen e adoleshentit u rrit në komunitetin lokal.

Oficeri qëlloi në drejtim të djalit, i cili më pas vdiq nga plagët e mara, tha zyra e prokurorit të Nanterres.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, e verifikuar nga Reuters, tregon dy oficerë policie pranë makinës, njëri prej tyre gjuan derisa shoferi u largua.

Pas një rekordi prej 13 vdekjesh nga të shtënat e policisë në Francë gjatë ndalesave të trafikut vitin e kaluar, kjo është vrasja e dytë fatale në rrethana të tilla në vitin 2023.

Tre persona u vranë nga të shtënat e policisë pasi refuzuan t’i respektonin ndalesat e trafikut, njëri prej tyre u vra në vitin 2021 dhe dy në vitin 2022, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Një raport i Reuters për të shtënat fatale në vitin 2021 dhe 2022 tregon se shumica e viktimave ishin me ngjyrë ose me origjinë arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco